Një episod i jashtëzakonshëm në televizionin rus: Ushtaraku në pension paralajmëron se situata për Rusinë do të përkeqësohet

Ishte një episod i jashtëzakonshëm televiziv.

“60 Minuta” është emisioni kryesor i debateve dhe analizave në televizionin shtetëror rus: diskutim në studio që promovon linjën e Kremlinit në gjithçka, duke përfshirë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.

Dhe aty, shumë herë pohohet se ofensiva ruse po shkon sipas planit.

Por një i ftuar në studio, Mikhail Khodarenok, një analist ushtarak dhe kolonel në pension, paraqiti një pamje krejtësisht të ndryshme, shkruan Sky News.

Ai paralajmëroi se “situata [për Rusinë] do të përkeqësohet qartë” pasi Ukraina po merr ndihmë shtesë ushtarake nga Perëndimi dhe se “ushtria ukrainase mund të armatosë një milion njerëz”.

Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai vuri në dukje se “dëshira për të mbrojtur atdheun e tyre është shumë e madhe”.

“Fitorja përfundimtare në fushën e betejës përcaktohet nga morali i lartë i trupave që po derdhin gjak për idetë për të cilat janë gati të luftojnë”.

“Problemi më i madh me situatën ushtarake dhe politike [të Rusisë]”, vazhdoi ai, “është se ne jemi në izolim total politik dhe e gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse ne nuk duam ta pranojmë. Ne duhet ta zgjidhim këtë situatë”.

“Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër nesh është një koalicion prej 42 shtetesh dhe kur burimet tona ushtarako-politike dhe ushtarako-teknike janë të kufizuara”.

Të ftuarit e tjerë në studio heshtën; edhe prezantuesja, Olga Skabeyeva, normalisht e ashpër dhe e zëshme në mbrojtjen e saj ndaj Kremlinit, u shfaq jashtëzakonisht e nënshtruar.

Dhe siç vlerëson mediumi britanik, është e rrallë të dëgjosh analiza të tilla realiste në televizionet ruse.

Kremlini pothuajse ka arritur për të kontrolluar peizazhin informativ atje: duke mbyllur burimet e pavarura të lajmeve ruse dhe është siguruar që televizioni – mjeti kryesor në Rusi për formësimin e opinionit publik – është duke kryejë punën e tij.

Pra, çfarë ndodhi në “60 Minutat”?

A ishte kjo një thirrje zgjimi spontane dhe e papritur? Apo ishte planifikuar paraprakisht, si përgatitje e rusëve për lajme negative mbi “operacionin special ushtarak”? Kjo është ende herët për ta thënë! 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Frika për kolapsin e Tether shtohet pas tërheqjes së miliarda dollarëve nga stablecoin

Story i radhës

MC Kresha në dilemë

Të fundit nga