Një dron nga konflikti në Malësinë e Karabakut rrëzohet në Iran

Një dron nga konflikti në rajonin e Malësisë së Karabakut sot u rrëzua në Iranin veriperëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ali Amiri, guvernatori i qytetit Khoda Afarin në Iran, për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA tha se asnjë viktimë nuk është regjistruar nga rrëzimi.

Ai gjithashtu u shpreh se ekspertët iranianë po ekzaminojnë dronin për të identifikuar pronarët dhe lokacionin nga ku ishte ngritur.

Irani dje paralajmëroi Armeninë dhe Azerbajxhanin rreth raketave të rastit nga konflikti i vazhdueshëm në rajonin e Malësisë së Karabakut, duke thënë se siguria e qytetarëve të tij është “vija e kuqe”. Kjo erdhi pasi raketat goditën dy fshatra në qarkun Khudaferin, duke plagosur një civil.

Përleshjet e reja kufitare shpërthyen midis dy republikave ish-Sovjetike më 27 shtator, kur Armenia filloi për herë të parë sulmet ndaj vendbanimeve civile dhe që nga ajo kohë ajo ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.



. .

Ngjarja paraprake

Në këtë qytet nuk ka asnjë të prekur me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Microsoft Teams me opsion që eliminon zhurmat në sfond

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian