Një diplomat i Koresë së Veriut është strehuar në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë koreanojugore Yonhap, mësohet se i ngarkuari me punë në ambasadën e Koresë së Veriut në Kuvajt, diplomati Ryu Hyun-woo është strehuar bashkë me familjen e tij në Korenë e Jugut.
Bëhet e ditur se Hyun-woo u ngarkua me punë në ambasadë pasi ambasadori i Koresë së Veriut në Kuvajt, So Chang-sik u dëbua nga vendi pas vendimit për sanksione që Kombet e Bashkuara (OKB) morën në vitin 2017.
Thuhet se diplomati koreanoverior u strehua në shtator 2019, dy muaj pasi i ngarkuari me punë në ambasadën në Romë, Jo Song-gil u strehua në Korenë e Jugut.