Një çift i ri i shtohet showbizit shqiptar, dy këngëtarët në një lidhje?

Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar? Kjo është pyetja që po bëjnë të gjithë pas fotos së fundit të postuar nga Luar dhe Sardi.

“Veç i imi”, ka shkruar Luar krah fotos me Sardin dhe ky i fundit shprehet njësoj në foton e tij me këngëtaren duke shkruar: “Veç e imja”.

Ndërkohë edhe në komente ndjekësit urojnë çiftin. Por nga ana tjetër dyshja mund të jenë thjesht duke bashkëpunuar e me këto postime po marrin vëmendje para publikimit të këngës.

Kujtojmë që Luari u bë e njohur me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, vite më parë. Nga ana tjetër, Sardi ka qenë pjesë e “X-Factor”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turqia ashpërson qëndrimin ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Story i radhës

Roberto: Xavi me tha që të lija pas lëndimin

Të fundit nga