Një burrë gjendet i vdekur në ujërat e lumit Pçinja, afër Katllanovës

Në afërsi të urës në autostradën Veles-Katllanovë, në ujërat e lumit Pçinja, është gjetur i vdekur S.P. (73) nga Katllanova. I ndjeri është paraqitur se është larguar nga shtëpia më 20 janar të vitit 2021.

Siç kumtoi MPB-ja, për këtë rast ka pasur paraqitje dje në ora 13:56 në SPB Shkup.

Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik trupi është dërguar në autopsi.

Ngjarja paraprake

Real Madrid “vëzhgues”, Mbappe fillon negociatat për kontratë të re me PSG

Ngjarja e ardhëshme

"Ukraina mund të mësojë shumë nga rritja e Turqisë në fushën e mbrojtjes"

të fundit nga