Një 64-vjeçar rrahu një grua me mjet të fortë, tenton ta keqpërdor në rrugë!

Një mashkull i moshës 64-vjeçare, me iniciale E.T. është mbajtur sot në stacionin policor në Strumicë për bisedë informative, pasi i njëjti dyshohet se më datë 24.03.2023 ka rrahur me mjet të fortë dhe ka tentuar ta keqpërdor një grua të moshës 43-vjeçare.

“Sot, në stacionin policor në Strumicë është realizuar bisedë informative me E.T.(64) nga fshati Samillovë, duke vepruar ndaj denoncimit i cili thotë se më datë 24.03.2023, rreth orës 14:00, në hyrje të fshatit Samoillovë të Strumicës, te vendi i quajtur “Karavan”, ai me mjet të fortë ka sulmuar fizikisht një grua të moshës 43-vjeçare nga një fshat i Strumicës dhe ka tentuar që ta keqpërdorë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet shkresë përkatëse”, qëndron në njoftimin e MPB-së, përcjell TV21.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Henderson e nxit Liverpoolin të nënshkruajë me Bellingham

Story i radhës

Irlandë e Veriut, rritet në “serioz” niveli i kërcënimit terrorist

Të fundit nga