Një 23-vjeçar përplaset me veturën e tij Audi – përfundon në dhomën e ditës të një shtëpie në Zvicër

Një shofer 23-vjeçar ka shkaktuar një aksident të rrallë në Hallau të Zvicrës, mbrëmjen e së shtunës.

Sipas mediave zvicerane, ai është përplasur me një shtëpi banimi pak para mesnatës dhe ka përfunduar “në mes të dhomës së ditës”.

Siç ka njoftuar policia e Schaffhausen të dielën, për arsye që ende nuk janë sqaruar, ai u fut me makinë në një livadh në një kryqëzim, e kaloi atë dhe u ndal vetëm pasi u përplas me shtëpinë.

Shoferi dhe personat që ndodheshin në dhomën e ditës në momentin e aksidentit mbetën të plagosur lehtë “si për mrekulli”.

Megjithatë, ka pasur dëme të mëdha materiale, si dhe automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha.

Veç kësaj, rruga ngjitur me pronën duhej të mbyllej për disa orë dhe makina e përfshirë në aksident është tërhequr nga një kompani private rimorkimi.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samsung nxjerr në shitje monitorin monstruoz gaming

Story i radhës

Nora Istrefi vë në fokus linjat mahnitëse të trupit në veshjen me shumë stil

Të fundit nga