Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

​Një 15-vjeçar në mesin e viktimave nga të shtënat masive në Serbi, dy të rinj në gjendje kritike – Gazeta.mk

​Një 15-vjeçar në mesin e viktimave nga të shtënat masive në Serbi, dy të rinj në gjendje kritike

min lexim

Shumica e të plagosurve nga të shtënat masive që ndodhën të enjten në Serbi janë në gjendje të qëndrueshme, por dy persona të moshës 21 dhe 23 janë në gjendje kritike, thonë mjekët në Beograd.

Gjatë natës në spitalin e Smederevës janë pranuar 10 persona, katër prej të cilëve kanë ndërruar jetë, tre janë transferuar në Beograd, ndërsa tre i janë nënshtruar operacionit dhe janë stabil sipas institucionit.

I plagosuri më i ri që vdiq në spital ishte i lindur në vitin 2008, shkruajnë mediat e huaja.

Tetë të plagosurit që janë shtruar në Qendrën Emergjente në Beograd janë në gjendje stabile, thanë mjekët.

Ministri serb i policisë, Bratislav Gashiq, ka thënë se ky është një “akt terrorist”.

Fotot dhe videot nga Mlladenovaci dhe rrethinat e tij tregojnë se si oficerët e policisë ndaluan makinat në rrugët lokale gjatë natës për të gjetur sulmuesin.

Sipas RTS, i riu dyshohet se ka filluar të qëllojë me armë automatike mbi njerëzit pasi ka debatuar me një oficer policie në një park në Dubonë mbrëmjen e së enjtes.

I riu më pas thuhet se vazhdoi të qëllonte njerëzit nga makina, duke vrarë të paktën tetë persona.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në radarët e Realit dhe Totenhemit

Story i radhës

Gratë shqiptare që na bëjnë krenarë, një ndër to edhe Cika, ja suksesi tjetër

Të fundit nga