Një 14-vjeçare nga Mitrovica bëhet nënë, QKUK lajmëron policinë

Ditën e hënë në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë ka lindur një foshnjë nga nëna 14-vjeçare.

Sipas raportimit në disa media në vendin tonë, 14-vjeçarja me inicialet M.M është e lindur në Shqipëri ndërsa është e martuar dhe jeton në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës gjinekologjike në Prishtinë, Jakup Ismajli, i cili tha se si nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë janë liruar nga spitali.

“Të hënën në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë ka lindur fëmijën një vajzë 14-vjeçare me inicialet M.M. Gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është e mirë, është liruar nga spitali dhe tashmë gjendet në shtepinë e saj”, tha Ismajli.

Ismajli po ashtu deklaroi se për këtë rast e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për konsultim.

Ngjarja paraprake

Kanada dhe Britania imponojnë sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë

Ngjarja e ardhëshme

KB Peja afër marrëveshjes me trajnerin e njohur për sezonin e ri, mungon vetëm nënshkrimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian