Një 13 vjeçar vdes dhe 79 të tjerë lëndohen nga fishekzjarrët në Itali

Një 13 vjeçar e ka humbur jetën dhe 79 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga fishekzjarrët në Itali.

13-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por plagët në trupin e tij ishin fatale dhe djali i mitur ka humbur jetën.

Një grua, e cila po festonte vitin e ri te shtëpia e nënës vetë është goditur me plumb ndërkohë që ishte në ballkon në pritje të ndërrimit të viteve. Ajo fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, pasi ambulanca ka arritur në kohë dhe tashmë po kurohet.

Ndërkohë në qytetin e Solofras për shkak të fishekzjarrëve që shpërthyen në orën 12:00, një djalë 16-vjeçar po rrezikon të humbas syrin dhe dorën e djathtë.

Këtë vit siç raportojnë edhe mediat italiane, lëndimet dhe numri i viktimave si pasojë e festimeve të ardhjes së Vitit të Ri, me fishekzjarrë dhe të shtëna armësh është më i vogël.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Jefferson i bashkohet Prishtinës

Ngjarja e ardhëshme

Natë e qetë e ekipeve të kujdestarisë në Qendrën klinike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian