Nisin punimet për ndërtimin e çerdhës në lagjen “Dardania”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”.

Kjo çerdhe është e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 120 fëmijëve të kësaj lagjeje.

Njoftimi në Facebook:

Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 120 fëmijëve të kësaj lagjeje.

Punimet dhe mbikqyrja do të realizohet nga ekipet e Zyrës së Bashkimit evropian dhe sipas planit dinamik pritet të përfundojnë në mes të vitit të ardhshëm.

Ngjarja paraprake

Trajneri i Bayernit: Ata ishin të rrezikshëm në sulm

Ngjarja e ardhëshme

Në mbrëmje apo mëngjes? Kjo është koha e duhur për të bërë vrap

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian