Nisin provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

Që nga ora 9:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Shkencave Aplikative të studimeve Baçelor.

Kurse për Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Ekonomik të studimeve Baçelor si dhe  programi  E-Qeverisja dhe Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike të studimeve Master provimi pranues do të mbahet më datë 03.10.2020.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më së voni deri të martën datë 6 tetor 2020 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. 

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Trump: Shpresoj që SHBA dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë memorandum mbi sigurinë 5G

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohen dy shoferë të dehur në Durrës / Pranga edhe shkaktarit të një aksidenti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian