Niseni muajin duke bërë këto gjëra, nëse doni të keni një korrik të suksesshëm dhe të bukur

Ndonjëherë punët, synimet apo detyrimet neglizhohen për shkak të qenit një njeri jo i organizuar. Ashtu siç shkolla ka një plan pune, vendi ku punoni ju ndan detyrat mes kolegëve, edhe ju në mendjen tuaj apo në një bllok të vogël duhet të bëni një ndarje të gjërave që doni të arrini gjatë një muaji. Sot është data 1 korrik dhe se si fillim muaji kemi zgjedhur të ndaj me ju këtë artikull me këshilla ose ide të mira se si të organizoni muajin.

-Çantat e vajzave janë një tmerr i vërtet, prandaj si fillim sistemo çantën.

-Në bllokun tënd të shënimeve, shkruaj të gjitha punët që duhet të mbyllësh këtë muaj. Nëse ende nuk e ke një të tillë, është koha ta marrësh.

-Bëj një ndarje oraresh, programo kohën.

-Bëni një inventar të pazareve dhe një plan për ditët në vazhdim.

-Bëj një përllogaritje të përafërt, sesa para do të duhen të shpenzosh deri në fund të muajit (dhe sa duhet të kursesh).

-Rregulloni rrobat në dollap, dhe hiqni çfarë nuk vishni.

-Zgjidh dy libra të rinj, për të lexuar.

-Harroni problemet e muajit që po lëmë pas.

-Dhe e fundit, mos harroni ta nisni korrikun me buzëqeshje dhe ta mirëprisni me gëzim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Galliani zbulon prapaskenën e bujshme

Story i radhës

​Flamuri i BE-së pjesë e parlamentit të Ukrainës

Të fundit nga