Nis vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, përfitojnë 56 pensionistë

Ka nisur sot vaksinimi i të moshuarve në Shtëpinë̈ e të Moshuarve në Kavajë. Sipas burimeve të ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ pjesë e këtij procesi do jenë 56 të persona mes tyre banorë të përhershëm dhe punonjësit e këtij institucioni.

Mosha e të vaksinuarve është mbi 63 vjeç deri në 93 vjeç.

Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, për shkak të respektimit me rigorozitet të masave anti-Covid19, fatmirësisht asnjë banor i institucionit nuk u infektua me koronavirus.

Mësohet se dozat e vaksinave që po përdoren janë pjesë e grupit prej 15 mijë vaksinave të ardhura dy ditë më parë.

Ngjarja paraprake

Iran, 86 vdekje të reja nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Të enjten dhe të premten mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian