nis largimi i trupave prej aeroplanit te rrezuar ne brazil 66b776c24f3a1

Nis largimi i trupave prej aeroplanit të rrëzuar në Brazil

August 10, 2024
1 minut lexim

Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve të vdekur prej një aeroplani të rrëzuar të premten në Sao Paolo.

Për pasojë, të 62 personat në bord kanë mbetur të vdekur.

Guvernatori i San Paolos, ka thënë se trupat e të paktën 21 personave janë nxjerrë, dhe të gjithë janë dërguar në morgun policor.

Kompania rajonale e fluturimeve, Voepass, ka thënë se në aeroplan kanë qenë 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të bordit, mirëpo të shtunën kompania ka thënë se shifra totale e viktimave është 62.

Pozicioni i trupave të vdekur, karakteristikat fizike, dokumentet, dhe të gjitha gjërat tjera, sikurse telefonat, janë duke u përdorur për identifikim, ka thënë zjarrfikësi, Maycon Cristo, në zonën e incidentit.

Familjarët e vikamave janë nisur për në Sao Paolo për të ndihmuar në identifikim.

Aeroplani ishte nisur prej Kaskavelit për në San Paolo, dhe është rrëzuar në qytezën Vinhedo, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Sao Paolos.

Kompania franko-italiane, ATR, e cila është në proncësi të gjigantëve Airbus dhe Leononardo, është prodhuese e aeroplanëve të llojit që është rrëzuar.

ATR ka thënë të premten për agjencinë e lajmeve Reuters se, specialistët janë “tërësisht të angazhuar” në hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

trafik i renduar ne lezhe fundja bllokon rruget fluksi arrin kulmin situata me problematike ne superstraden milot balldre 66b76fb9ac115
Story i mëparshëm

Trafik i rënduar në Lezhë/ Fundja bllokon rrugët, fluksi arrin kulmin, situata më problematike në superstradën Milot-Balldre

kacaniku kujton komandantin agim bajrami dhe bashkeluftetaret e tij 66b776c761cbe
Story i radhës

Kaçaniku kujton komandantin Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarët e tij

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin
ShkoLartë