Nis hetimi për 3 persona në Elbasan, ja për çfarë akuzohen

Tre persona janë proceduar penalisht në Elbasan, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia procedoi penalisht shtetasin V. R., banues në Elbasan, me detyrë administrator i një kompanie private, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe abuzimit me çmimet ka përvetësuar shuma parash nga një sërë shitjesh të makinerive të firmës.

Po ashtu, u procedua penalisht shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Ndërkaq, specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me grusht, shtetasin E. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekipet që godasin më shumë portën në shtëpi e në udhëtim në Shqipëri

Story i radhës

Klinika e Pediatrisë jep detaje në lidhje me vdekjen e 9-vjeçares

Të fundit nga