Nis faza e dytë në kampionatin e femrave, ja sfidat e javës

Nga kjo fundjavë do të rikthehet kampionati i femrave, pas shkëputjes 10 ditore për shkak të grumbullimit të Kombëtares A të femrave në Ulqin të Malit të Zi.

Me rifillimin e kampionatit, nis edhe faza e dytë e tij, që në 11 javët e para ka sjellë garë më të fortë e emocionuese, me skuadrat e femrave që kanë rritje të dukshme përgjatë këtij sezoni.

Të shtunën do të zhvillohen dy sfida ku spikat derbi kryeqytetas, Tirana – Kinostudio, që do të zhvillohet në kompleksin “Skënder Halili” duke nisur nga ora 14:00. Në po të njëjtën orë, drejt Korçës do të udhëtojë skuadra e Atletik Club, që do të përballet me ekipin e Skënderbeut.

Sakaq, të dielën do të zhvillohen tre sfidat e tjera, me një tjetër derbi, kësaj radhe shkodran, mes KF Murlani – Vllaznia. Kampionet në fuqi të vendit e kanë mbyllur fazën e parë në vendin e parë, ndërsa skuadra e Murlanit renditet e pesta. Ndeshja do të luhet duke nisur nga ora 14:00 në Shkodër. Në po të njëjtën orë, Partizani do të presë në Kamëz ekipin e Apolonisë, që në javën e 11-të u ndal në barazimin pa gola me Tiranën. Ndërsa sfida tjetër e javës është ajo mes Teuta – Lushnja, me myzeqaret që kanë marrë vetëm një fitore në 11 javë kampionat. Kjo sfidë do të nisë nga ora 13:00 dhe do të zhvillohet në Durrës.

JAVA E 12-TE

19 shkurt 2022, ora 14:00- Tirana Femra – Kinostudio      

19 shkurt 2022, ora 14:00 –  KF Skenderbeu – Atletik Club      

20 shkurt 2022, ora 13:00 – KF Teuta Femra – Lushnja    

20 shkurt 2022, ora 14:00 –  K.F Murlani – Vllaznia     

20 shkurt 2022, ora 14:00 –  Partizani – Apolonia

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet një shpërndarës i heroinës në Manastir

Story i radhës

Test/ A jeni një person obsesiv?

Të fundit nga