Nis asfaltimi i lotit 3 të Unazës së Madhe, Balluku: Shkoza bëhet pjesë e kryeqytetit

Ka nisur mbrëmjen e sotme asfaltimi në lotin 3, në Unazën e Madhe. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në pjesën Verilindore, segmenti Uzina e Autotraktorëve, Shkozë-Materniteti i Ri për të inspektuar punimet që po bëhen në këtë segment.

Veç të tjerash Balluku tha se me këtë segment Shkoza bëhet pjesë e  kryeqytetit.

“Me trotuar, me ndriçim, shtrati i Lanës i hapur, për ta futur Shkozën në kryeqytet dhe për të mos bërë asnjë dallim,” tha ministrja.

Po ashtu Balluku shtoi se javën e ardhshme ky segment do të jetë i hapur dhe më pas nis asfaltimi për pjesën e dytë.

“Të gjitha projektet që bëjmë sot janë me studime të mirëfillta. Kemi pasur një problematikë para vitit 2013, kemi gjetur projekte që nuk kishim asnjë studim për pjesën e shpronësimeve. Ne tani nuk nisim asnjë projekt pa pasur të qartë pjesën e shpronësimeve,” tha ministrja.

Ngjarja paraprake

Shirat shkaktojnë përmbytje në Tenesi, 4 të vdekur

Ngjarja e ardhëshme

Gjermanët nuk lejojnë befasi në Bukuresht 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian