Nipi i kryetarit të parë të FFK-së, emocionon: Gjyshi Agim nuk te pata veç gjysh, ike nga kjo botë e me la! 

Denat Fishekgjiu është nip i të ndjerit Agim Bytyçi, kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991). Fishekgjiu ka qenë shumë i lidhur me gjyshin e tij dhe disa herë e ndihmonte edhe të komunikojë me media! Denati ka disa fjalë shumë emocionuese për z. Agim, që pardje ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, burri që sakrifikoi gjithçka për futbollin e Kosovës duke i rezistuar fuqishëm pushtuesit serb.  

“Gjysh! Gjyshi Agim nuk te pata veç gjysh po gjithçka që ke e mundur ti ishe për mu më e veçanta ti ishe jarani jem, shoki më i ngushtë qe kisha me pas, ti ishe, por fatkeqësisht të humba, ike nga kjo botë e me la.

Nuk ishe veç heroi im por i gjithë Kosovës, mburrem që kisha një gjysh si ti fizikisht ndoshta s’je më afër meje po ti do të rrnon deri në frymën time të fundit, në mendjen e zemrën tem.

Nuk është e lehtë për mu mi thënë këto fjalë për ty Jaran, qoftë dheu i Kosovës i lehtë për ty bota jem”, shkruan Denati.

Ngjarja paraprake

Bie numri i të burgosurve në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Lirohet gabimisht nga burgu lideri i grupit më të madh kriminal

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian