nipi i adem demacit i bashkohet ld se izet

Nipi i Adem Demaçit i bashkohet LD së Izet Mexhitit

August 17, 2023
1 minut lexim

“Vazhdojmë të shtojmë numrin e përkrahësve dhe bashkmendimtarëve!
Sëfundmi, Lëvizjes Demokratike i bashkangjitet edhe një kuadër i ri, Zgjim Shaini, inxhinjer i ndërtimtarisë, një i ri i aftë të çoj përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike dhe nip i Adem Demaçit, veprimtar i shquar i kombit shqiptar.
Me përmendjen e bacit Adem, nuk ka se si mos ndalemi tek ndodhitë e fundit me emërimin e rrugës në Komunën e Çairit, me emrin e Adem Demaçit, i njohur edhe si Mandela e Ballkanit.
Adem Demaçi, fitues i çmimit Sakharov për Liri të mendimit, që është një çmim nderi për ato që i kanë kushtuar jetën mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit, autor i disa librave, disident, gazetar dhe politikan, është inspirim dhe do vazhdoj të inspiroj breza në përjetësi!
Prandaj, edhe një herë bëjmë thirrje që mos të politizohet ky emërim dhe mos të shfrytëzohet për tensione etnike dhe poena politike. Dënojmë aktin, deklaratat dhe iniciativën e Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, si dhe Qeveritarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse fobia ndaj Adem Demaçit është lënduese jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjitha kombet që përjetuan shtypjen e egër të regjimeve totalitare komuniste.
Kthim prapa ska!
Sërisht potencojmë se Lëvizja Demokratike ngelet e hapur për kuadro të reja, me energji dhe guximin të bëhen pjesë dhe vlerë e shtuar e Lëvizjes Demokratike” ka shkruar Muhmaet Ajeti

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rrezikoi jeten e policeve duke u larguar me shpejtesi arrestohet 22 vjecari 64de2ce579d8e
Story i mëparshëm

Rrezikoi jetën e policëve duke u larguar me shpejtësi, arrestohet 22-vjeçari

bisede me shkas me arber ademin me ndryshimet kushtetuese mbajme vendin ne binaret e evropes nuk kemi alternative tjeter 64de32c65c842
Story i radhës

Bisedë me shkas me Arbër Ademin: Me ndryshimet kushtetuese, mbajmë vendin në binarët e Evropës, nuk kemi alternativë tjetër!

Të fundit nga

ShkoLartë