Nikollovski në takim me shërbimet inspektuese, është folur për rritjen e autorizimeve për inspektorët

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimeve Njerëzore Ljupço Nikollovski, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filiposka-Grashkoska dhe drejtorët e shërbimeve inspektuese sot mbajtën një takim në lidhje me kontrollet inspektuese të kryera gjatë fundjavës së kaluar, si dhe propozimet për rritjen e kompetencave të inspektorateve.

Në takim u shqyrtuan ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, me të cilat parashihen kompetenca të reja më të mëdha të shërbimeve të inspektimit për t’u marrë me shkelësit e protokolleve për Kovid.

“Autorizimet e reja më të mëdha kanë për qëllim të zbatohen për të gjitha shërbimet inspektuese në nivel kombëtar dhe lokal. Ndryshimet e propozuara do të dorëzohen në seancën e nesërme të qeverisë”, informojnë nga Qeveria.

Përndryshe, nga fillimi i muajit deri më sot, Inspektorati Shtetëror i Tregut kreu 160 kontrolle në të gjithë vendin, shumica e të cilave në Manastir (37), Gostivar (30), Shkup (28) dhe qytete të tjera. Kështu, u ngritën 18 kallëzime penale, dhe u lëshuan tetë vendime për punë jashtë orarit dhe u vendosën 22 gjoba, kumtojnë nga Qeveria.

Ngjarja paraprake

​Shitjet me pakicë në eurozonë u rritën me 4.4 për qind në gusht

Ngjarja e ardhëshme

Rikthehet bendi “AC/DC”, paralajmëron këngë dhe album të ri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian