nikolloski per vizite pune ne budapest zhvillimi ekonomik dhe integrimet europiane mbeten prioritare 67881ceaeb7d0

Nikolloski për vizitë pune në Budapest: Zhvillimi ekonomik dhe integrimet europiane mbeten prioritare

January 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 janar – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ndodhet për vizitë pune në Budapest, ku sot u takua me Balaah Orban, drejtor politik i shefit të Qeverisë së Hungarisë, si dhe me Ministrin e ekonomisë nacionale, Marton Nagj.

Në fokus të takimeve ishin marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes dy vendeve, me theks të veçantë në mbështetjen ekonomike nga Hungaria dhe rritjen e bashkëpunimit tregtar, kumtoi Ministria e Transportit (MT).

Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi reformat ekonomike të Qeverisë për të siguruar rritje të përshpejtuar ekonomike, si dhe luftën kundër korrupsionit. Ai prezantoi prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e ekonomisë vendase, realizimin e projekteve kapitale që janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe ndërlidhjen rajonale, si dhe politikat për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në takimet u diskutua edhe për zhvillimin e sektorëve të transportit dhe energjisë, si dhe për projekte me rëndësi rajonale që do ta afrojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

arrestohet ne kufirin kosove rmv nol nushi sekretari i pergjithshem i psd se 67881c38561ee
Story i mëparshëm

Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së

evazioni me pagat brace ngre tonet informaliteti uleret 6788219e8db0d
Story i radhës

Evazioni me pagat, Braçe ngre tonet: Informaliteti ulëret!

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë