Nikolloska: Opozita t’i bashkëngjitet bllokut proevropian dhe të japë mbështetje për ndryshimet kushtetuese

min lexim

LSDM-ja pret që të gjithë deputetët në Kuvend, përfshirë edhe ato opozitarë, të tregojnë përgjegjësi dhe t’i bashkëngjiten bllokut proevropian dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese, deklaroi sot deputetja Fanica Nikolloska.

“Të premten më datën 18 është caktuar seancë me pikën e vetme të rendit të ditës e që është propozimi për ndryshimet kushtetuese, propozim i paraqitur nga Qeveria. Pres që të gjithë 120 deputetët të jenë në krye të detyrës, ta kuptojnë përgjegjësinë që kanë para qytetarëve. Ky është shansi i fundit i Mickoskit për t’u bashkuar me bllokun pro-evropian. Mickoski dhe DPMNE e kanë ndoshta shansin e fundit për ndjenjën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, sepse është obligimi ynë i politikanëve që t’ju sigurojmë të ardhme më të sigurt qytetarëve. Ashtu siç kanë mundësuar paraardhësit tanë kushte për të jetuar në një shtet të lirë, të pavarur dhe sovran, ashtu edhe opozita të bashkëngjitet dhe së bashku të formojmë një Maqedoni prosperuese ku të gjitha gjeneratat e ardhshme do ta planifikojnë të ardhmen në shtëpi”, ka thënë Nikollovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në selinë e LSDM-së.

Story i mëparshëm

Gjendet e vdekur një 37-vjeçare në Shkup

Story i radhës

Micevski: Të premten do t’i përsërisim argumentet siç bëmë në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Të fundit nga