Nikolla: Momenti i vështirë me Berishën, kur më thërriste “ndrikull”

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka ndarë në emisionin “Politiko”, një nga momentet më të sikletshme të saj, në kohën kur ishte ministre e Arsimit.

Etiketimet e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur e thërriste “ndrikull Nikolla”, i ka cilësuar si një moment të vështirë.

“Komunikimin e shoh si një pikë të fortë, nuk kam pengesa me askënd, as me Berishën, por sigurisht që një moment i vështirë komunikimi, ishte kur Berisha më thërriste “ndrikull”. Për fat të keq, lufta politike në Shqipëri përqendrohet në denigrime të figurës dhe personalitetit”, u shpreh Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit shtoi më tej se askush nuk ka ndjerë nga Edi Rama, sulme denigruese si ato të bëra nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Nga ana tjetër, Nikolla tha se nuk ka ditur asgjë, para shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke mohuar çdo aludim.

Drejtuesja e Kuvendit, u ndal edhe në një ftesë të saj nga Lezha, kur nënvizoi se “Ftesa ime ishte që Sali Berisha të dilte në pension politik”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Atletico Madrid transferon Reinildo nga Lille

Story i radhës

ВИДЕО: Посетител ги тормози магарињата во Зоолошка, се пофали на ТикТок

Të fundit nga