Nikol Pashinyan sërish kryeministër i Armenisë

Presidenti i Armenisë, Armen Sargsyan, nënshkroi dekretin për emërimin e Nikol Pashinyan-it si kryeministër pas nominimit në parlament.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Armeni më 20 qershor, Pashinyan u nominua si kryeministër me shumicën e deputetëve që ai siguroi.

Sipas deklaratës së bërë nga Presidenca e Armenisë, Armen Sargsyan nënshkroi dekretin për emërimin e Pashinyan-it si kryeministër.

Sipas kushtetutës së vendit, qeveria e re duhet të formohet brenda 15 ditëve pas emërimit të kryeministrit.

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Armeni më 20 qershor, Partia e Kontratës Civile e drejtuar nga Nikol Pashinyan zuri vendin e parë me 53,91 për qind të votave.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Zjarret në Karaburun serioze, 3 helikopterë do të ndërhyjnë sot nga ajri

Ngjarja e ardhëshme

Kina në alarm nga varianti Delta, rritet sërish numri i të infektuarve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian