Nik Gjeloshaj:Shoqata “Jehona e Malësisë” urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes sonë të përbashkët”

Përkrahjet dhe urimet për themelimin e Shoqatës “Jehona e Malësisë” vijnë të një pasnjëshme.Së fundmi dhe Kryetari i Komunës së Tuzit,Z.Nik Gjeloshaj përmes një postimi në fb ka përshëndetur Shoqatën Jehona e Malësisë dhe udhëheqsinë e saj,duke shprehur gadishmërinë e pa rezervë për bashkëpunim mes Shoqatës dhe Komunës së Tuzit.

“Jam i bindur se do të jeni të palëkundur në qëndrimet tuaja për të afirmuar vlerat tona të përbashkëta”-shkroi ndër të tjera Z.Gjeloshaj.

Ja postimi i tij në fb:

Diaspora malësore, që nga vitet e para të veprimtarisë së saj në mërgim, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e gjithanshëm të Malësisë.

Shoqatës së re “Jehona e Malësisë” me seli në Miçigan -SHBA, themeluesve dhe anëtarëve të saj, urime dhe fillim të mbarë në misionin tuaj për të mbrojtur interesat tona si në diasporë ashtu dhe në vendlindje.

Jam i bindur se do të jeni të palëkundur në qëndrimet tuaja për të afirmuar vlerat tona të përbashkëta.

Gjithashtu, dëshiroj të shpreh gadishmërinë time për bashkëpunim sa më te fortë me Shoqatën tuaj, duke shpresuar se shoqata do të jetë urë e fortë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes tonë të përbashkët, Malësisë.

NGJ

Ngjarja paraprake

Zbarkimi i Barbaroses dhe piratëve të tij në ishullin e engjëjve të zënë peng nga shtrigat

Ngjarja e ardhëshme

Votat e mërgatës në Deçan, prin Bashkim Ramosaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian