Nigeri, në protestat kundër dhunës policore humbën jetën 69 persona

Të paktën 69 persona e kanë humbur jetën për dy javë në protestat që vazhdojnë kundër Skuadrës Speciale Kundër Grabitjes (SARS) të formuar nën strukturën e policisë në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga presidenca thuhet se presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari për shkak të protestave në fjalë ka zhvilluar një takim emergjent me ish-presidentët dhe krerët e institucioneve të sigurisë së vendit.

Në deklaratën e tij në takim, Buhari tha se në protestat që vazhdojnë prej 7 tetorit kanë humbur jetën 69 persona, përfshirë 11 policë dhe 7 ushtarë. Ai vuri në dukje se qeveria është e vendosur të përmbushë kërkesat e protestuesve. Buhari tha se nuk do të lejojnë që kriminelët të shfaqin sjellje ekstreme me arsyen e protestës.

Edhe në një deklaratë më parë Buhari bëri të ditur se qeveria dëgjon qartë dhe hapur zërin e popullit dhe ai kërkoi përfundimin e protestave.

Protestat u përhapën në mbarë vendin

Protestat u përhapën në mbarë vendin pasi filluan në Lagos dhe kryeqytetin Abuja me thirrjen e personave të njohur në publik dhe aktivistëve në mediat sociale pas vrasjes së një të riu nga njësia policore SARS në rajonin Delta të Nigerisë.

Në bastisjet e kryera në burgje gjatë prostestave në Edo, Lagos dhe Ondo u arratisën mbi 2.000 të burgosur.

Për protestat në rajone të ndryshme u mobilizuan ushtarët ndërsa në 11 rajone si Lagos, Edo dhe Plateau u shpall ndalesa e daljes në rrugë.



. .

Ngjarja paraprake

Dita e 10-të e grevës, Naftëtaret: Pagat janë të panegociueshme, vetëm të vdekura do të dalim nga greva

Ngjarja e ardhëshme

VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes

të fundit nga