Nicole Scherzinger sjellë poza ‘të nxehta’ nga pushimet në Meksikë

Nicole Scherzinger dukej e pabesueshme teksa u paraqit me bikini në disa poza të realizuara në jaht.

Ish-këngëtarja e grupit ‘Pussycat Doll’, 43 vjeçe, ngarkoi disa fotografi ‘të nxehta’ në Instagram, duke treguar figurën e saj të lakmueshme të trupit.

Nicole i habiti fansat e saj, teksa për të realizuar këto fotografi mori një sërë pozicionesh, shkruan The Sun.

Image

Nicole Scherzinger

Fansat e këngëtares u tërbuan pas fotografive, duke mos i kursyer komentet e zjarrta për të.

Një prej tyre shkroi: “Kjo po i del jashtë kontrollit”.

Një tjetër pyeti: “Pse je kaq e bukur”, dhe një i tretë shtoi: “Mbretëresha”.

Image

Nicole Scherzinger

Nicole aktualisht është me pushime në Meksikë me të dashurin e saj Thom Evans dhe çifti së fundmi ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale një video gazmore në xhakuzi, ku të dy shiheshin duke kërcyer me rroba banje.

Interpretuesja e hitit “Don’t Cha”, Nicole, tregoi figurën e saj të bujshme të trupit teksa po festonte e veshur me bikini ngjyrë jargavani.

Ajo dukej e përsosur me rroba banje me bikini në stilin tanga, të cilat nxirrnin në pah të pasmet e saj të tonifikuara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kastrioti finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Story i radhës

Osetia Jugore cakton referendum për bashkim me Rusinë

Të fundit nga