Nicole Scherzinger dëshiron fëmijë me Thon Evans

Këngëtarja e njohur amerikane, Nicole Scherzinger, duket se është e gatshme të bëhet nënë.

Këtë e ka konfirmuar vetë 42-vjeçarja, e cila është në lidhje me sportistin e njohur, Thom Evans, shkruan The Sun.

Në një intervistë për Mirror, Nicole është shprehur e gatshme të ketë fëmijë, por ende nuk i dihet se kur do të jetë ai moment i mrekullueshëm.

Ai është i imi, mashkulli i ëndrrave. Definitivisht që dua fëmijë, në kohën e duhur”, është shprehur ajo.

Tutje artistja vazhdoi: “Është pak e vështirë ta mendosh tani pasi supozohet të kem një ‘tour’ vitin tjetër, kështu që ia lëmë kohës”.

Ndërkaq, më parë gjatë këtij muaji dyshja festuan një-vjetorin e lidhjes së tyre.

Ngjarja paraprake

Zaevi është i detyruar të pranojë egzistencën e qytetarëve bullgar në Maqedoninë Veriore

Ngjarja e ardhëshme

Bizneset afro-amerikane dhe pandemia COVID-19

të fundit nga