Nicki Minaj paguan mijëra dollarë si dëmshpërblim

Nicki Minaj do t’i paguaj plot 450 mijë dollarë këngëtares Tracy Chapman, që beteja ligjore mes tyre mos të vijojë më tej. Sipas dokumenteve të marra nga gjykata në Kaliforni, Tracy ka pranuar ofertën e gjykimit të Minaj për çështjen e tyre për shkeljen e të drejtave të autorit.

Nicki ka ofruar 450 mijë dollarë për Tracy-n dhe kjo e fundit i ka pranuar. Si rezultat ato të dyja nuk do të vazhdojnë me gjyqin që ishte caktuar përgjatë këtij viti.

“Jam e lumtur që kjo çështje u zgjidh, gjë që konfirmon se të drejtat e artistëve mbrohen me ligj dhe se duhet të respektohen nga artistët e tjerë. Nicki më kërkoi shumë herë që të përdorte këngën time, por unë me shumë mirësjellje ju përgjigja jo. Siç duket, zonja Minaj zgjodhi të mos më dëgjonte dhe përdori kompozimin tim pavarësisht përgjigjes sime”, është shprehur Tracy.

Nga ana tjetër vetë Nicki Minaj nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë çështje. Kujtojmë se për sa i përket jetës private më 30 shtator reperja solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty. Reperja është treguar shumë e rezervuar gjithë këto kohë, duke publikuar vetëm 1 foto të portretit të vogëlushit.

Ngjarja paraprake

Vrasja e dy motrave/ Merret në pyetje drejtori i shkollës në Greqi, çfarë zbuluan dëshmitarët për Kristinën

Ngjarja e ardhëshme

Twitter ia bllokon përgjithmonë llogarinë Trumpit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian