nibali vlereson startin nga shqiperia 676ecdf8c1bf5

Nibali vlerëson startin nga Shqipëria

December 27, 2024
1 minut lexim

Vinçenco Nibali nuk pedalon më, por eksperienca e tij në fushën e çiklizmit i bën opinionet e tij mjaft të vlefshme.

Për ish-çiklistin italian “Giro d’Italia 2025” do të jetë një event mjaft i bukur pasi tre garat e para do të mbahen në Shqipëri.

“Mezi po pres që të shijoj këtë xhiro të ri, tre etapat e para të të cilit do të mbahen në Shqipëri.

Do të jenë shumë të rëndësishme pasi do të ndikojnë në klasifikimin e përgjithshëm.

Do të jetë një nisje shumë e bukur pasi kam përjetuar një eksperiencë të tillë kur kam garuar vetë. Mbaj mend se një sezon xhiroja nis nga Hungaria dhe jemi dëfryer shumë”, tregon “peshkaqeni”.

I pyetur nëse mund të bëjë ndonjë parashikim sa i përket protagonistëve, Nibali tregon se çiklisti Remco Evenepoel mund të jetë një protagonist pasi është mjaft konkurues në garat me kohën edhe pse mbetet për tu parë nëse rikuperon në kohë nga dëmtimi që pësoi pas një aksidenti në stërvitje.

Ndërsa për Pogaçar, Nibali mendon se prania e tij në Xhiron e Italisë nuk është e garantuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

durmishi miratimi i propozim ligjit i sjell rmv se 4 4 milione euro 676ecd3cce786
Story i mëparshëm

Durmishi: Miratimi i propozim ligjit i sjell RMV-së 4.4 milionë euro

degjuam zhurma te goditjes flet pasagjeri qe shpetoi pas rrezimit te aeroplanit ne kazakistan 676ed1816eebd
Story i radhës

“Dëgjuam zhurma të goditjes”, flet pasagjeri që shpëtoi pas rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë