Ngjela paralajmëron zhvillime të reja: Hapi i parë është hedhur! Ja çfarë do të ndodhë në vijim

Kur kanë kaluar pesë vite pas miratimit të reformës në drejtësi, avokati Spartak Ngjela thotë se bilanci nuk është ai që pritej por është në rrugë të mbarë.

“Bilanci nuk është ashtu siç pritej sepse reforma u vonua 10 muaj nga pengesat që sollën kundërshtarët e reformës, e zbarritën 10 muaj. Por mendoj se ka ecur mirë sepse hapin e  parë e ka hedhur, gjeti gjyqtarët dhe prokurorët për të formuar prokurorinë e posaçme dhe gjykatën e posaçme.

Reforma në drejtësi konsistonte që të krijoheshin dy institucione vetëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pushteti gjyqësor ja arriti me anë të reformës, është dhe prokuroria e posaçme dhe gjykata e posaçme.

Byroja e hetimit po plazmohet dhe duhet të fillojë lufta kundër korrupsionit në nivele të larta”, u shpreh Ngjela për Ora News.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

Ngjarja e ardhëshme

Pjanic dëshiron rikthimin në Itali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian