​Ngjarjet e datës 30 mars

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takim me koordinatoren Nacionale pёr Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje, Nita Shala, ministren e Arsimit, Arbёrie Nagavci, dhe ministrin e Punёve tё Brendshme Xhelal Sveçla. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet mban takim mbi raportimin e Fondit të Kursimeve Pensionale për zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis në bashkëpunim në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit të Kosovës, organizon tryezën e diskutimit me temën “Rregullimi ligjor i konsumimit të pijeve energjike dhe të pa gazuara me sheqer të shtuar”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00-12:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)

BE dhe Këshilli i Evropës lansojnë fazën e dytë të programit ROMACTED “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të romëve në nivel vendor”.(Kino “Armata”, Prishtinë, ora 10:00)

IFC / Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës prezantojnë të gjeturat e raportit i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore në eksport dhe import. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 11:00- 11:30)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haradinaj përgëzon futbollistët e Kosovës

Story i radhës

Ky është pozicioni ideal i seksit

Të fundit nga