​Ngjarjet e datës 26 shtator

Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)

Në kuadër të Javës për qasje në dokumente publike, Agjencia për informim dhe privatësi mban konferencë me kryetarët e komunave. (Hotel “Emerald”, ora 10:15)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës “Faik Konica”, ora 12:00)

Mbahet debati me temën “Jo do të thotë jo – dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale Çagllavicë , ora 12:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në ditën e dytë të udhëtimit familjarizues (FAM Trip) në Kosovë dhe me rastin e Ditës Botërore të Turizmit viziton Gjakovën (Ora 10:00), Rugovën (11:30), takime B2B (Hotel Dukagjini, ora 20:00)

Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës në futboll para ndeshjes me Qipron. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

Konferenca për media e Kombëtares së Qipros në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Qipros në futboll. (Stadiumi “ Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” i autorit Gani Mehmetajt. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 19:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Shqipëri: Priten reshje intensive, mund të ketë stuhi e përmbytje

Story i radhës

5 gjërat që nuk duhet t’ia thuash kurrë partnerit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish