​Ngjarjet e datës 20 maj

Mbahet Konferenca e Farmacisë “Përmirësimi i sigurisë së barnatimit në kujdesin primar nëpërmjet komunikimit efektiv në barnatore” (Dekanati i ri i Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mban fjalë hyrëse në Konferencën “Diaspora Flet 2023” (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

Mbahet Mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje (Fakultetin e Arkitekturës, salla Modelariumi (afër Ministrisë së Arsimit), ora 10:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie (Selia e AAK-së, Ulpianë, ora 12:00)

Shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza, me rastin e ditëlindjes së 120 të Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribues i madh i arsimit shqip në Kosovë (Qendra “BogdaniPolis”, ora 12:00)

Me rastin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare, Ambasada Gjermane në Prishtinë, së bashku me organizata dhe institucione të shumëta gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë organizojnë një “Street Shoë”(Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00).

Fondacioni Lumbardhi lanson “Arnautistan Noir”, një libër të ri komik i shkruar nga Artrit Bytyçi dhe ilustruar nga Ardi Shishko (Te Lumbardhi, ora 18:00).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jori Delli thotë me shaka se është në një lidhje me Noizyn dhe se do të martohen

Story i radhës

E ka mbajtur të fshehtë jetën private, Grida Duma flet për herë të parë

Të fundit nga