​Ngjarjet e datës 17 Shkurt

Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në Ditën e Pavarësisë (Oborri i ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 08:00)

Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz, ora 9:00)

Komuna e Gjakovës organizon homazhe te lapidari “Shokët e lirisë” (Gjakovë, ora 10:00)

Komuna e Deçanit mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Varrezat në Velani, ora 10:00)

Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Varrezat në Velani, ora 10:30)

Komuna e Skenderajt mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Skenderajt, ora 10:30)

Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Velani, ora 10:40)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë solemne për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Kombëtaret e veteranëve, të Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë, marrin pjesë në turneun e futbollit për nderë të Pavarësisë së Kosovës. (Kampi Nacional, Hajvali, ora 11:30)

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës parakalojnë për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

Promovohet libri “78 ditë bombardime të NATO-s”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

Përmbyllet konkursi për fotografi “Colours of Albanians 2022”, bashkë-organizim i MPJD-së dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë. (Bibliota Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 15:00)

Organizohet pritje shtetërore për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)

Filarmonisë së Kosovës mban koncert për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ( Salla e Kuqe, ora 17:00)

Ansamblet Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë koncert të përbashkët (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 18:30) 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

10 këshilla si t’i mbroni sytë nga kompjuteri dhe telefoni

Story i radhës

Katër shenjat më të prekura nga hëna e plotë e shkurtit

Të fundit nga