Ngjarje tragjike/ Vriten në gjumë tre fëmijë dhe një grua – familjarët të shkatërruar rrëfejnë rastin

Prindërit e një nxënëse 11-vjeçare, e cila u vra në gjumë së bashku me shoqën e saj, nënën dhe vëllaun e shoqes kanë bërë homazhe zemërthyese.

Pasi humbi vazjën e tij, Charlie Gent u shpreh se “vajza ime e vogël ka shkuar” dhe “unë nuk dua që dikush të kalojë këtë që po kaloj tani”, raporton Dailymail, përcjell “Bota sot”.

Kur u pyet për sulmin në shtëpinë në Chandos Crescent në Killamarsh, babai i shkatërruar tha se ai “nuk mund të shpreh me fjalë atë se si po ndihem”.

Ndërkohë Jason Bennett mes lotëve u rrëzua, derisa vuri lule për fëmijët e tij Lacey, 11 vjeç dhe John Paul, 13 vjeç, në kordonin e policisë rreth pronës, ku ata vdiqën së bashku me nënën e tyre Terri Harris, 35.

Bennett qëndroi në vendngjarje për më shumë se gjysmë ore të hënën dhe tha se zemra i ishte thyer në miliona copa.

Connie, Lacey, John Paul dhe Terri u gjetën të vdekur të dielën në mëngjes.

Policia e Derbyshire tha se një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe se o njëjti mbetet në paraburgim. derisa oficerët nuk kanë pasur ndonjë kontakt paraprak me personat e përfshirë.

Autoritetet ishin thirrur në vendngjarje vetëm në orën 7.30 të mëngjesit.

Detektivët e skuadrës së vrasjeve po hetojnë gjithashtu aktivitetet e një nate më parë – me çdo dëshmitarë që dëgjoi ose pa ndonjë gjë.

Tani për momentin nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

Qindra vajtues u drejtuan për në Baker Park, një zonë lojërash për fëmijë pas Chandos Crescent, në orën 18:30 për një vigjilje emocionale ndaj viktimave./BS

Image
Image
Image

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

По две години во затвор, Сеад Кочан бара помилување

Ngjarja e ardhëshme

Rama takon dy shqiptarët në akademinë amerikane

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian