Shkup, 29 shtator (MIA) – Prezantimi i parë publik i metodologjisë për përllogaritje të Indeksit të burokracisë në Maqedoninë e Veriut, do të mbahet sot në Shkup në organizim të Maqedoni 2025, në suaza të projektit “Drejt uljes të barrës burokratike”, mbështetur nga programi Civika mobilitas.
Indeksi i burokracisë është themeluar në vitin 2016 nga Instituti për studime ekonomike dhe shoqërore (INESS) nga Sllovakia.
Në ngjarje, siç paralajmërojnë organizuesit, fjalim të vetin do të kenë Nikica M. Bllazhevski – drejtor kryesor ekzekutiv i Maqedoni 2025, zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, Sasho Klekovski – bashkëpunëtor profesional dhe analist dhe Filip Ivanovski – drejtor ekzekutiv i PAKOMAK.
Projekti “Drejt uljes së barrës burokratike”, thuhet në kumtesë, ka për qëllim të kontribuojë drejt uljes së barrës burokratike ndaj kompanive me qëllim të rritjes,zhvillimit të punësimeve dhe eksportit, si dhe të sigurojë krahasim ndërkombëtar të barrës burokratike, posaçërisht për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. ab/