ngec transferimi i elvir gashijanit te hajduku 65a030747f744

Ngec transferimi i Elvir Gashijanit te Hajduku

January 11, 2024
1 minut lexim

Transferimi i 17-vjeçarit Elvir Gashijani nga Llapi te Hajduk Spliti ka ngecur për arsye financiare.

Para disa ditësh u raportua se Hajduku ka rënë dakord për gjithçka me Lapin për transferimin e Elvir Gashijanit, 17-vjeçarit të talentuar, ku lajmi u konfirmua inderekt edhe nga vetë lojtari, i cili ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale.

Hajduku u tha se do të paguajë 200 mijë euro dhe se do t’i japë Lapit një përqindje relativisht të vogël nga çdo transferim i ardhshëm.

Mirëpo, sipas Index.hr, Hajduk nuk do ta paguajë fare transferimin e Gashijanit, por t’i japin ekipit llapjan vetëm një përqindje nga transferimi i ardhshëm.

Sipas mediumit kroat ka pasur një ndërlikim në negociata, pasi kosovarët kërkojnë 300 mijë euro dëmshpërblim dhe Hajduk nuk pranon ta paguajë.

Përkatësisht, Hajduk nuk paguan kompensim për lojtarët e rinj që vijnë në ekipet e moshave, kështu që nuk do të paguajë as për Gashijanin.

Gashijani është një mesfushor që mund të luajë edhe si sulmues anësor dhe te Llapi këtë sezon ka ardhur nga 2 Korriku si lojtar i lirë. Ai hyri menjëherë në ekipin e parë dhe bëri 13 paraqitje, dy gola dhe një asistim këtë sezon.

17-vjeçari ishte i mrekullueshëm në kualifikueset për Euro U-19, ku shënoi dy gola dhe tre asistime në tre ndeshje për ekipin e Kosovës U-19.

Gashijani thuhet se edhe pse këtë sezon ka luajtur me ekipin e parë të Llapit, është mjaft e qartë se nëse transferohet te Hajduk Spliti, fillimisht do të jetë në akademi dhe do të zhvillohet atje.

Hajduku kërkon ta sjellë si peng për të ardhmen, jo si një lojtar që do të depërtojë menjëherë në ekipin A.

MARKETING

RENT A CAR

dafina zeqiri sjell kengen e re huti 65a02d2c41384
Story i mëparshëm

Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Huti”

afrika e jugut ne gjnd izraeli po kryen gjenocid ne gaze 65a030ed0965e
Story i radhës

Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë

Të fundit nga

ShkoLartë