Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka falënderuar deputetët, që siç tha, me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje interpelancës, përcjell TV21. Gashi tha se ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën ndërkohë që falënderoi të gjithë për mbështetjen.
“Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.
I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.
I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme.
Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës”, tha Gashi.
Burimi: tv21