Ngadalësohet fiskalizimi i bizneseve/ Ekspertët: Ka probleme, vonohen certifikatat, vështirësi në portalin “selfcare”

Fiskalizimi ka nisur zbatimin për të gjitha fazat por vetëm 35 mijë biznese janë fiskalizuar deri më tani, ndërsa certifikatën pranë AKSHI-t e kanë marrë rreth 74 mijë subjekte.

Eksperti kontabël Armand Mala thotë se procesi po ecën me ritme të ngadalta dhe po shoqërohet me problematika të shumta, kryesisht për shkak të vonesës në marrjen e certifikatës së fiskalizimit, por jo vetëm. Bizneset e vogla, shton ai, po hasin vështirësi në portalin Self Care si rrjedhojë e funksionaliteve të shumta që duhet të kryejnë:

“Problematika më kryesore vazhdon mbetet vonesa në marrjen e certifikatës së fiskalizimit nga AKSHI që vonon deri në 30 ditë. Njohuritë e bizneseve për t’u futur në portalin Self Care i cili është i detajuar me një sërë funksionalitetesh. Nuk është vetëm lëshimi apo pranimi i një faturë por janë një sërë funksionalitetesh ku për moszbatimin e tyre përmenden gjoba. Në disa raste nuk shfaqet fatura tatimore, tjetër problematikë janë dhe deklaratat doganore“.

Nisur nga problematikat dhe numri i ulët i subjekteve të fiskalizuara edhe për shkak të faljes së gjobave që ka bërë qeveria deri në fund të dhjetorit 2021, eksperti Malaj propozon shtyrje të fazës tranzitore edhe përgjatë vitit të ardhshëm.

“Edhe nëse bizneset janë gati unë shikoj që sistemi nuk është gati për të filluar rregullisht nga 1 janari. Dukshëm AKSHI nuk mund ta përballojë fluksin për të përmbyllur këtë proces në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Që sistemi të ecë në rrugën e mbarë duhet që nga fillimi i vitit fiskal duhet që çdo biznes të jetë i fiskalizuar dhe vetëm në këtë formë mund të vazhdojë në rrugë të mbarë. Për pjesën e gjobave mund të rishikohen, të bëhen disa rregullime ku të paktën bizneset të nxiten që të futen në proces qoftë përmes stimujve fiskalë apo dhe vazhdimit të faljeve të gjobave“.

Janë në total rreth 120 mijë biznese që duhet t’i nënshtrohen procesit të fiskalizimit në të tre fazat e tij, por dukshëm numri i atyre që e kanë kryer atë është mjaft i ulët çka vë në pikëpyetje implementimin e plotë të tij nga janari i vitit 2022.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Australi, lëvizje e lirë në Melburn pas gati nëntë muajsh izolimi

Ngjarja e ardhëshme

As anketat e rrejshme nuk e ndihmojnë Bilall Kasamin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian