Ngacmoi seksualisht minorenen, arrestohet 43-vjeçari në Fier

6 shtetas janë arrestuar në qytetin e fierit për vepra të ndryshme penale, që përfshijnë ngacmimin seksual, dhunë në familje, vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 prej të cilëve ishin në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim

E.M. 20 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, banues në Patos, pasi të dy këta shtetas janë autorë të dyshuar të vjedhjes së dyqanit të shtetasit N. K., në Roskovec, në datë 24.02.2021.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe automjeti tip “Bmw” me të cilën kanë kryer vjedhjen.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit A. S., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 63 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë, pasi në oborrin e banesës së përbashkët, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait dhe kunatës së tij shtetasve M. H., 70 vjeç dhe F. H., 54 vjeçe.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

N., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” pa leje drejtimi, ka goditur nga pas mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 53 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

RG., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Plugut -Lushnjë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin M. T., 61 vjeç, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Skoda”, shtetasi D. N., 24 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja paraprake

Shpërthim tek qendra e testimit kundër Covid-19, dramë në Bovenkarspel të Holandës

Ngjarja e ardhëshme

Kupa e Gjermanisë vjen me dy ndeshje interesante

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian