Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, caktohet seanca ndaj ish-policit

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj ish-efektivit të Policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të këtij viti për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

Ndaj 62-vjeçarit, i cili vijon të jetë nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, janë ngritur akuzat për “Ngacmim seksual” dhe “Kryerje të veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrarë”.

Ish-polici dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të. 

Gjatë marrjes në pyetje 62-vjeçari i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen si inskenim, ndërsa seanca gjyqësore paraprake për dërgimin e çështjes për gjykim do të zhvillohet brenda muajit shtator.

Kol Kola u prangos nga Policia më 4 maj të këtij viti, pas denoncimit të bërë nga 13-vjeçarja e mitur, e cila rrëfeu atë çfarë i kishte ndodhur. Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të qarkut të Lezhës.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Шекеринска: Новата американска администрација сака што поскоро да ја види Северна Македонија во преговарачкиот процес со ЕУ

Ngjarja e ardhëshme

Pellegrini do të nënshkruajë kontratë të re me Romën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian