Nga “tradhtia” e Brunos tek numri i marrëdhënieve seksuale brenda një nate/ Rrëfehet Ana Gjini: Do merret vesh shumë shpejtë…

Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini janë një nga çiftet e formuar brenda “Përputhen”.

Nëpërmjet një live-i disa ditë më parë Shemsho konfirmoi ndarjen e tij nga Ana. I pritshëm ishte edhe një reagim nga ish-konkurentja e Përputhen e cila ka thënë shumë gjëra në “60 sekondat” për Prive.

Gjatë kësaj interviste të shkurtër Ana ka shuar shumë dyshime në lidhje me raportin e saj me Brunon. Gjini u pyet se kur i kishin ngulur thikën për herë të fundit. Ajo nuk hezitoi në përgjigje duke deklaruar se një diçka e tillë ka ndodhur dy javë më parë.

“Para dy javësh, nga personi më i afërt që do merret vesh shumë shpejtë,”-ka treguar Ana.

Sigurisht të gjithë presim një përgjigje konkrete pse është ndarë ajo nga Shemsho. A ishte tradhtia shkak i “shuarjes” së kësaj marrëdhënie!? Florjana për këtë e ka një përgjigje: Tradhëti, si kam vendos GPS se zbulohet shumë shpejt,”– vazhdon Ana.

Përpos lidhjes me Brunon, Ana Gjini është ngacmuar edhe me pyetje më intime. Edhe Florjana nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes “historike” të Prive-s seks me mirë në mbrëmje apo në mëngjes. Nëse mendoni se ajo i bëri “bisht” pyetjes gaboheni.

“Në mëngjes mendoj,”– përgjigjet ish-konkurentja e Përputhen. Ndërsa për numrin e marrëdhënieve seksuale brenda natës Anës iu desh një moment të jepte një përgjigje.

“5 e lartë, mjafton kaq,”– përfundon Florjana.

Iu kujtojmë që vetë Bruno Shemsho gjatë një live-i së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga Ana. Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”

“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- është përgjigjur ish-konkurenti i Përputhen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fillon dhënia e maturës shtetërore për 15 899 kandidatë

Story i radhës

Putini po vdes, po tani?

Të fundit nga