Nga sot nis rimbursimi i ilaçeve për trajtimin e Covid-19

Medikamentet për trajtimin e Covid-19 për personat që do të kurohen në shtëpi do të jenë të rimbursueshme që prej sot.

“Është një paketë nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë të siguruar apo jo. Nga sot ka filluar të funksionoje si skemë mjekimi në të gjithë strukturat tona të kujdesit parësor. Vlera e rimbursimit e paketës së barnave për të dy skemat e mjekimit është 125 dollarë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu në një konferencë për mediat tha se mjeku i familjes do të ketë peshën kryesore në këtë proces pasi do të jetë ai që do të lëshoj recetën që më pas ekzekutohet nga farmacitë.

Po cilat janë barnat që do të rimbursohen për të infektuarit me virusin sars-cov-2?

Përmbajnë barna antibiotiko terapi, vitamino terapi, kortikoterapi.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi nga qytetarët më tepër përgjegjësi e kujdes në respektimin e masave anti-covid.

Në tre spitalet covid janë të lira rreth 20% e kapaciteteve pritëse dhe nëse ato shkojnë drejt ezaurimit do të hapet covid 4.

Ngjarja paraprake

Vatikani kërkon shpjegime nga Instagram për pëlqimin që llogaria e Papës i bëri modeles

Ngjarja e ardhëshme

“Giroud mund të luajë edhe jashtë Anglisë”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian