Nga sot në Nju Jork nis vaksinimi i moshave mbi 30 vjeç, në 6 prill mbi 16 vjeç

Nga sot, 30 mars, banorët e Shtetit të Nju Jorkut mbi 30 vjeç do të mund të përfitojnë nga vaksinat anti-Covid.

Duke nisur nga sot autoritetet i kërkuan rezidentëve të moshave të tridhjeta që të bëjnë vaksinën kundër virusit, ndërkohë që prej 6 prillit atë do mund ta marrin edhe personat nga 16 vjeç e sipër për të përmbyllur kështu një fazë të parë të vaksinimit.

Kjo u njoftua nga Guvernatori Andrew Cuomo, i cili konfirmoi se sot po bëhet një hap kilometrik në luftën kundër pandemisë, shkruan A2.

“Sot ne bëjmë një hap monumental në luftën për të mposhtur Covid”, u shpreh ai.

Ngjarja paraprake

Rebel Wilson thotë se është krenare me veten pasi arriti të humbasë 27 kilogramë gjatë vitit 2020

Ngjarja e ardhëshme

“100 ditë, 100 arritje”, Rama: S’ka kohë pushim, 38 xhami dhe kisha janë restauruar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian