Nga sot hapen baret dhe restorantet brenda, rregullat që duhen zbatuar

Duke nisur nga dita e sotme, e enjtja e 1 tetorit, hapen baret, restorantet dhe pishinat e mbyllura, të mbyllura prej muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë marrjes së këtij vendimi Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e posaçme të sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura.

Ndër rregullat që duhen respektuar janë distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt.

Task-Forca e inspektimit të protokolleve anticovid, policia e shtetit dhe policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ndërkohë do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji.

Ngjarja paraprake

Giggs: Transferimi i Bale te Tottenhami është i mirë për Uellsin

Ngjarja e ardhëshme

Fillon viti shkollor për nxënësit dhe studentët

të fundit nga