Nga shkolla në banka, polici e biznese/ Rekord infektimesh me COVID në Berat, Kuçovë e Skrapar

Dita e sotme ka shënuar “rekord” infektimesh në qarkun e Beratit, që prej fillimit të pandemise Covid-19.

47 raste të infektuarish janë konfirmuar sot në qytetet: Berat, Kuçovë dhe Skrapar. Infektimet janë regjistruar jo vetëm mes familjarëve që kanë qënë kontakte të rasteve të mëparshme por edhe në institucione, shkolla, banka, polici, biznese etj.

3 mësuese, një në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat, 1 në shkollën 9-vjeçare në fshatin Lapardha dhe 1 në shkollën 9-vjeçare “5 Maji” në Urë-Vajgurore janë konfirmuar sot “pozitive” me SarsCov-2.

Mësueset janë karantinuar, ndërkohë që klasat ku ato jepnin mësim janë mbyllur dhe shkollat janë dezinfektuar. Një tjetër punonjës i bashkisë Dimal ka rezultuar i infektuar me Coronavirus. Ai punonte në të njëjtin sektor me të infekruarin e 4 ditëve më parë dhe ishte në karantinë,në pritje të përgjigjes së ramponit.

Infektime janë regjistruar sot edhe në OSHE dhe Raifeissen Bank në Berat, ku janë konfirmuar “pozitiv” 2 punonjës. Covid-19 është futur sërish edhe mes radhëve të policisë, një inspektor në Komisariatin e Policisë Skrapar ka rezultuar sot i prekur me koronavirus.

Mësohet se inspektori është në një stad të rënduar të sëmundjes dhe ndodhet prej 3-ditësh në Repartin e Karantinës Covid në Spitalin Rajonal të Beratit. Edhe në bare e lokale janë regjistruar të infektuar mes radhëve të personelit. Pas infektimit të dy kamarierëve në një lokal një javë më parë,sot një sanitare në një Bar-hotel brenda qytetit të Beratit ka rezultuar “pozitive” me Covid-19.

Ngjarja paraprake

Ja kush po udhëheq në 5 shtetet kryesore

Ngjarja e ardhëshme

Publikimi i raportit të OSBE për zgjedhjet në SHBA, Kreshnik Spahiu bën deklaratën e papritur: Kush e imagjinonte se do ta bënte këtë gjë Rama

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian