Nga rasti i parë e deri më 5 tetor, kjo është pasqyra epidemiologjike e COVID-19, në Kosovë

Qytetarët e Republikës së Kosovës ashtu si edhe pjesa më e madhe e botës kanë më shumë se gjysmë-viti që po ballafaqohen me pandeminë Covid 19.

Ndonëse, sipas ekspertëve të shëndetësisë po flitet që do të ketë rritje të numrit të rasteve me virusin korona në sezonin e dimrit, një paralajmërim ky edhe nga infektologë kosovarë, ditëve të fundit kemi pasur rënie të të infektuarve.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna rreth numrit të rasteve aktive që nga rasti i parë, ai me 13 mars, deri më 4 të këtij muaji. Sipas kësaj pasqyre, epidemiologjike, numri total i testimeve që janë kryer është 70 mijë e 873.

Nga ky numër deri më tani, të infektuar në një milion banor kanë rezultuar të jenë 8897 qytetarë.

Mesatarja e të vdekurve në 1 milion banorë është 355 viktima. Të shëruar 7816 persona për mesataren e 1 milion banorëve.

Numri më i madh i të infektuarve sipas komunave janë nga kryeqyteti gjithsej 4916 persona, nga ta janë shëruar 4503, ndërsa aktiv dalin të jenë 338 raste.  Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 75.

Pason komuna e Gjilanit me 1058 të infektuar, të vdekur 37, të shëruar 933, kurse raste aktive janë 88.

Për nga numri i të infektuarve, komuna e tretë është ajo e Ferizajt. 902 raste kanë dal të jenë pozitive me Covid 19. Nga ta janë shëruar 814, kanë vdekur 44 dhe raste aktive janë 44.

Ndërsa, sa i përket muajit tetor, për këto 5 ditë, janë kryer 2999 testime, nga to kanë rezultuar 235 raste pozitive, kurse janë shëruar 375 persona e patëm 7 viktima.

Image
Image
Ngjarja paraprake

Kastrati: S’ka kthim prapa nga vendimi për reformën në arsim

Ngjarja e ardhëshme

4 vendet europiane në prag kritik nga Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian