Nga nesër mbyllen aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta, Ambasada Shqiptare në Greqi tregon kur rinis puna

Ambasada e Shqipërisë në Greqi njofton se do të mbyllen zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nisur nga dita e nesërme, 31 Dhjetor për tu rihapur më 5 Janar 2021.

Me anë të një njoftimi në Facebook, bën me dije se dita e fundit për të aplikuar për këto shërbime është dita e sotme pasi kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe itinerarin me rastin e ndërrimit të viteve.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:
Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.

Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!

Ngjarja paraprake

Moment historik! Pas 12 orësh debate në Parlament, Argjentina legalizon abortin

Ngjarja e ardhëshme

Duke i thënë fëmijës tuaj “JO” e bëni atë më të shkathët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian